U nda nga jeta profesori dhe atdhetari Kamber Karavidaj
Me dhembje te madhe sot morëm lajmin për vdekjen e hershme te profesorit,shokut,kolegut dhe atdhetarit KAMBER KARAVIDAJ. Kamberin që nga klasa e parë,ishte ndër nxënësit më te mirë në klasë,ashtu mbeti I dalluar edhe si student edhe si profesor Ishte shok e bashkëvrprimtar i Profesor Xhemajli Berishës.Një jetë të tërë ia kushtoi arsimit punoi për 40 vite në shkollën e mesme ekonomike në Prizren,gjatë kohës se okupimit nuk u nda për asnjë çast nga nxënësit te cilët I donte aq shumë,nga nxënësit e ndau vetëm smundja e mallkuar e cila edhe ia mori jeten.
Kamberi dha kontribut te shumëfishtë jo vetëm në edukimin e brezave te rinj,por ai nuk hezitoi ti bashkohet edhe Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës qysh në Mars të vitit 1988,I cili bashk me shumë ushtarë tjerë te fshatit Mazrrek dhe Kojush disa herë kaluan kufirin për furnizimin e UÇK me armatim. Prandaj,përkushtimi,serioziteti,profesionalizmi,atdhedashuria,dhe dashuria për arsimimin dhe edukimin e brezave te rinj ia dhanë titullin Professor I Merituar!
Te qoftë I lehtë dheu I Kosovës që e deshe aq shumë!/qendrapress.com/