Bajqinovci: Edhe unë kam më shumë vota se Enver Hoxhaj i PDK-së

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur rreth zgjedhjeve të reja që pritet të mbahen pas vendimit të fundit nga Gjykata Kushtetuese.


Bajqinovci në një prononcim për media ka thënë se ai ka vota më shumë se kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj dhe sipas tij, ky i fundit si mund ta sfidojë kreun e VV-së, Albin Kurtin.

“Edhe unë kam më shumë vota se Enver Hoxhaj, si mund të sfidoj ai Albin Kurtin?”, tha ai në Klan Kosova.

Tutje, Bajqinovci tha se sa i përket postit të presidentit, do ta gjejnë një president koncensual.

Kurse, për koalicione para apo paszgjedhore, Bajqinovci u shpreh se VV do të bëjë koalicion vetëm me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *