Banorët e Arbanasit me ekipet e KEDS-it eliminojnë dëmet e vërshimeve
Nga vërshimet e mëdha që pati këtyre ditëve ne shumë fshatra të Përdrinisë ka pasur dëme të konsideruara në fushat e po ashtu edhe në ura e shtëpi. Pasi që lumi ishte shumë i thellë dhe ura që lidhte fshatrat;Zojz dhe Smaq është këputur nga vërshimet e lumit ‘’ Topllua’’.Alush Gashi kryetar I fshatit Arbanas, njofton se ‘’ Për të marrë telin e këputur në mes të lumit , bashkëvendësi me punë të përhershme në Itali Bekim Besimi, i cili ishte i veshur me roba të reja u fut dhe kaloi në anën tjetër dhe nga andej e ofroi telin e rrymës të cilin me ndihmen e një litari e morën djelmoshat që kishin ardhë për të ndihmuar punëtorët e KEDS -sit dhe u rilidhë rryma. Kurse banorët nga ana e bashkëfshatarëve me këtë rast iu bë edhe një kërkesë që Drejtoria e KEDS-it të sjellë rrjetin e ri në drejtimin Piranë- Arbanas, ku nuk do të kishte ndalesë rryme,Në rast të vërshimeve apo avarisë ku para dhjetë ditësh u rrëzuan gjashtë shtylla të drurit .Për këtë aksion për eliminimin e dëmeve të vërshimeve kryetari I këtij fshati Alush Gashi, I falënderoi të rinitë e fshatit bashke me ekipet e KEDS-it për këtë angazhim maksimal./qendrapress.com/