Dr Fadil Kryeziu drejtor i Institutit të të Shëndetit publik në Prizren pohon se pandemia është në kontroll të plotë
Këtyre ditëve lakorja e numrit të infektimeve në Komunas e Prizrenit ka shënuar një rritje të lehtë .Prandaj ne kemi kontaktuar përmes lidhjes online Dr Fadil Kryeziun, drejtor i Institutit të të Shëndetit publik në Prizren pohon se pandemia është në kontroll të plotë dhe lakorja është e vetetetë ka shënuar një rritje të lehtë e kjo është për faktin se kemi pasur një numër të konsideruar të bashkëatdhetarëv tanë. Dhe pos Institutit të Shëndetit Publik tani teste sa i përket virusit edhe komuna e Prizrenit nga shëndeti primar po kryejnë këto teste tha ai.Mirëpo dr.Fadili, pohon se duke ju falenderuar vetë kontrollit dhe zbatimit të urdhëresave nga institiucionet përkatëse,Prizreni nuk do të kalojë nga zona e gjelbërt në të portokalltën e as në të kuqen.
Mesazhi i drejtorit Kryeziu, ishte që të jemi të vetëdijshëm se virusi edhe është mes nesh dhe ne duhet të kemi kujdesin e shtuar.Rtv Besa.