Aderimet e reja në PDK-shpresë për Kosovën

0

Publikimi i programit #Rimëkëmbje të PDK-së, që në fakt është oferta e vetme serioze për zgjedhjet e 14 shkurtit nga partitë politike, për shumë qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët deri dje nuk kanë qenë pjesë e PDK-së kanë vendosur që ta përkrahin me votën e tyre PDK-në. Kështu siç jemi dëshmitarë këto ditë të fushatës parazgjedhore, në PDK kanë aderuar me qindra përkrahës të rinj në PDK në gjithë Kosovën, përfshi këtu edhe intelektual të profileve të ndryshme. Vetëm në Degën e PDK-së në Prizren, duke përfshi këtu edhe nëndegët, deri më tash janë bërë rreth 200 aderime të reja.
Në vazhdën e aderimeve të reja dje më 1 shkurt 2021, në nëndegën e Qëndresës në prani të të gjithë kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së në Prizren: Nezir Çoçaj, Kujtim Gashi, Luljeta Veselaj – Gutaj, Kadri Kryeziu, Gresë Baraliu, Veton Firzi, Kastriot Krasniqi dhe Alban Bislimaj. I pranishëm në këtë tubim parazgjedhor ishte edhe Shefi i Shtabit Zgjedhor z. Shaqir Totaj, ku kanë aderuar 60 të rinj në PDK. Disa të rinj që aderuan mbrëmë në PDK deri në zgjedhjet e fundit ishin aktivistë të Lëvizjes Vetëvendoje dhe të Nismës. Arsyetimi i tyre për aderimin në PDK ishte se PDK-ja është e vetmja parti, e cila angazhohet për Kosovën me program për të gjitha kategoritë. Pas një  varg organizimesh nëpër  fshatra   si të  Hasit dhe  lokalitete tjera , mbrëmë  kandidatët e  PDK  për Parlament   prirë nga kryetari i degës  Shaqir Totaj, në  fshatin Randobravë  kanë ndarë  libreza  për mbi 50 të rinj të këtij fshati që  aderuan në PDK, Me këtë rast  kryetari i degës  Shaqir Totaj tha se ‘’sot  kemi pasur një agjendë të ngjeshur takimesh , por kjo e  Randobravës  është kulmore ,sepse  këtu nga  sot  aderuan mbi 50 të rinj në PDK  kështu  duke  thyer edhe mitin se të rinjtë i përkasin vetëm një subjekti politik   apo vetëm LVV,tha ai.

Kurse  të rinjtë   këtij fshati si   Shala e Ferati, i pari afaristë e i dyti  bir dëshmori  me këtë rast u shprehën se ata  janë   për  PDK  ,ngase  ne mendojmë se  pos  PDK -së të tjeret po na anashkalojnë, Ata  thanë se  vetëm me PDK mendojmë se mund të  kemi kushte më të mira   në  fshatin tonë.

Derisa  kandidatët; Kujtim Gashi, Nezir Çoçaj,Kadri Kryeziu, Luljeta Gutaj, Gresa Baraliu, Kastriot  Krasniqi, e  Bislimaj, i uruan këta të rinj   që së shpejti ata   të jenë në  radhë  për  Paralementin e  ardhshëm ,sepse rinia  është e ardhmja e  Kosovës  thanë   kandidatët në  Randobravë/
Kryetari i Shtabit z. Totaj duke i prezantuar kandidatët për deputetë, ka theksuar se oferta e PDK-së është oferta më e mirë e mundshme, sepse në listën tonë ka specialistë të të gjitha fushave. Ndërsa kandidatët për deputetë, kanë shfletuar pjesë nga programi zgjedhor i PDK-së duke u ndalur me theks të veçantë për bujqësinë si fushë e interesit për banorët e fshatrave të Përdrinisë dhe për të rinjtë. Andaj, është koha dhe momenti i duhur për t’u rreshtuar në partinë e duhur, për qëllimin e duhur për rritjen e pagave në çdo sektor, për investime dhe punësime, për integrimin e vendit në organizmat ndërkombëtarë dhe për mbrojtjen e vlerave të luftës. Ashtu siç ka emër Liria e Kosovës – UÇK-në, ashtu edhe ardhmëria e Kosovës e ka emër PDK-në, kanë theksuar në fjalimet e tyre kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së së Prizrenit.

    Ndërsa në ditët në vazhdim gjatë ditëve të fushatës zgjedhore në kuadër të angazhimeve të Rinisë Demokratike të Kosovës Dega në Prizren, do të aderojnë edhe disa dhjetëra të rinj studentë, kryesisht studentë të zhgënjyer nga subjektet tjera, që i kanë afruar më parë përmes frymës demagogjike.

Zyra për informim e PDK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *