Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”: Lëndohen dy persona, njëri dërgohet në spital

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën “Ibrahim Rugova” përkatësisht para hyrjes për në Malishevë.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin në fjalë për Reporteri.net.Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur për Reporteri.net se dy persona janë lënduar, ku njëri prej tyre është dërguar në spital.“Aksidenti ka ndodhur në autostradë, drejtimi Duhël-Prishtinë (km 42). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime, njëri prej tyre është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi për Reporteri.net.Ai ka thënë se njësia e trafikut e autostradës është marrë me aksidentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *