Memli Krasniqi takon të rinjtë – prezanton planin e Rimëkëmbjes

0
146605554_1847617105376704_6561520403570591654_o

    Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, njëherësh kandidat për deputet me numër 5 ka takuar sot qindra të rinj nga qytete të ndryshme, me të cilët ka bashkëbiseduar për planin e PDK-së për Rimëkëmbjen e rinisë. I shoqëruar nga kandidati për deputet, Mërgim Lushtaku, nënkryetari i PDK ka thënë se të rinjtë gjithmonë janë mbështetur dhe do mbështeten nga qeverisja e PDK-së. Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se para të rinjve ka shpalosur programin e PDK-së për Rimëkëmbjen e Kosovës. “Bashkë me kolegun dhe mikun tim, Mërgim Lushtaku, sot bashkëbiseduam me të rinj nga vende të ndryshme të Kosovës, para të cilëve shpalosëm programin e PDK për #Rimëkëmbje të shtetit tonë.”, ka shkruar Krasniqi.

Bashkë me kolegun dhe mikun tim, Mërgim Lushtaku, sot bashkëbiseduam me të rinj nga vende të ndryshme të Kosovës, para të cilëve shpalosëm programin e PDK për #Rimëkëmbje të shtetit tonë.

Memli Krasniqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *