“Kemi me ta mbyt djalin e familjen”, polici i Kosovës kërcënohet nga katër të rinj

0

Tre të rinj me inicialet A,K(2001), L.G (1998) dhe R.T (2001) janë ndaluar për kërcënim ndaj një zyrtari policor. Por, Policia nuk ka arritur ta gjejë të dyshuarin kryesor për kërcënimin ndaj policit B.A, shkruan Reporteri.net.

Katër të rinjtë rreth orës 21 të natës së kaluar kishin ndalur veturën BMË X6 dhe derisa zyrtari policor me inicialet B.A ishte me rroba civile e kanë fyer e kërcënuar.

“Ne e dimë që je polic, dije se kemi me ta mbyt djalin dhe familjen”, e kanë kërcënuar të rinjtë tregon burimi i Reporteri.netKërcënimi që është bërë ndaj zyrtarit policor është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.Një polic derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij private është ndaluar nga një veturë e tipit BMË në të cilin ishin 4 persona, ku njëri prej tyre e ka kërcënuar me familje.Rasti ka ndodhur në Prishtinë, dhe sipas ankuesit, i dyshuari pas kërcënimit që i ka bërë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Por më pas vetura është ndaluar nga njësiti policor, mirëpo personi që dyshohet se ka kërcënuar policin nuk ka qenë më pas në veturë, shkruan Reporteri.net.

Ndërsa tre personat e tjerë janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë 05.02.2021-21:00. Ankuesi mashkull kosovar pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij private jashtë detyrës, papritmas është ndaluar nga një veturë civile BMË pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe i shoqëruar me tre te dyshuar meshkuj kosovarë.

Sipas ankuesit, i dyshuari e kishte kanosur me familje dhe të njëjtin ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Pas informatës vetura e lartcekur është ndaluar nga njësiti policor, mirëpo i dyshuari i cili kishte kanosur viktimën nuk është hasur në veturë.

Tre te dyshuarit tjerë janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *