Kandidatët për deputet nga radhët e Nismës në Prizren, vazhduan takimet e tyre në lagjen Kurilla, ku u pritën ngrohtësisht nga banorët e kësaj lagje.

0

                          Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se Kosovës i duhen njerëz që dinë dhe janë të sprovuar qoftë në planin politik, qoftë në atë kombëtar, ndërsa ne nuk guxojmë që fatin e Kosovës ta lëmë në duar të njerëzve të pasigurtë, të cilët mundohet ta mohojnë të kaluarën e lavdishme të vendit tonë.

NISMA Socialdemokrate dhe kandidatët e saj janë të sprovuar dhe të dëshmuar në çdo kohë kur shteti ka pasur nevojë pë ta, andaj tani është momenti që me 14 Shkurt t’i japim jetë projektit tonë Me Çlirimtarët, në mënyrë që ne të kemi më shumë mundësi për mbrojtje të vlerave kombëtare, ruajtjen e identitetit të shtetit dhe ndërtimin e një të ardhme të dinjitetshme për qytetarët e Kosovës.

Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj – Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha, Muhamet Shalaj, Afrim Tejeci, Veton Rexhaj dhe Leart Batusha, thanë se përqafimi i kazuës tonë Me Çlirimtarët nga qytetarët e Kosovës, vetëm sa e forcon edhe më shumë bindjen se NISMA Socialdemokrate do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve, dhe zëri i Çlirimatrëve do të jehohë fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Zyra për Informim,

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *