Raka: Varianti i ri i COVID-19 duhet të jetë alarm për të gjithë.

0

    Kujdes të shtuar të qytetarëve nga COVID-19, sidomos në fushatë zgjedhore kërkoi edhe mikrobiologu Lul Raka.Ai vlerësoi se varianti i ri i coronavirusit duhet të jetë alarm për të gjithë.“Ndryshimet gjenetike të virusëve janë normale. Vaksinimi ulë mundësinë e shumëzimit të viruseve. Pra ne duhet t’u përmbahemi masave sepse të gjitha variantet reagojnë njëjtë ndaj masave”, tha ai.Në intervistën për RTV 21 flet edhe për vaksinën kundër Covid-19 ku parashikon që pas vaksinimit të kthehet jeta normale. Ai tha se Kosova nuk është vonuar në sigurimin e vaksinës, teksa shtoi se në mbarë botën ka sfidë për sigurimin e vaksinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *