Koronavirusi i merr jetën gazetares shqiptare

0

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi ditën e sotme gazetarja dhe shkrimtarja shqiptare, Zenepe Luka.

Bëhet me dije se gazetarja Luka ishte infektuar me virus rreth 10 ditë më parë, ku gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar, duke bërë që ajo të shtrohej në Spitalin Infektiv.

Kush ishte Zenepe Luka

Zenepe Luka (Çekrezi), lindi në Librazhd, ku mori edhe arësimin tetëvjeçar.Pasi përfundoi shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare. Profesionin e vështirë të gazetares e nisi në revistën “Shqiptarja e Re”, për të vijuar në gazetën lokale “Kukësi i Ri”, më pas në gazetat e përditshme “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë” etj. Ishte e para gazetare e RTSH, në terren, që u vendos në Elbasan duke mbuluar edhe rrethet Gramsh e Librazhd.Kontribut të veçantë ka dhënë në qytetin e saj të lindjes, ku për shumë vite ka punuar si lektore, hulumtuese në Muzeun Etnografik dhe në të njejtën kohë edhe gazetare e gazetës Bashkimi”. Nga viti 1994 deri në vitin 2004, ka qenë gazetare e gazetës “Koha Jonë” për Vlorën, më pas në gazetat “Ballkan” dhe “Telegraf”.Vazhdoi të punojë si gazetare e lirë në gazetat “Koha Jonë”.”Dita”,”Shqiptarja.com” dhe organe të tjera në Diasporë. Në maj të vitit 2020, mbushi 47 vjet karierë si gazetare në terren me 12.000 shkrime të botuara, ku dominojnë zhanret e intervistës, reportazhit, kronikës,etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *