Kurti: Mund të jem kryeministër, nuk ma ndalon ligji

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit, është pyetur nëse frikësohet se a do të mund t’i vihet në pikëpyetje posti i kryeministrit të Kosovës.Kurti në një intervistë për “Zëri i Amerikës” ka thënë se nuk ka bazë juridike që t’i kontestohet marrja e postit të kryeministrit.Ai në këtë intervistë ka thënë se ka respektuar vendimet dhe se shumë funksione në shtetin e Kosovës zgjidhen nga kuvendi pa qenë deputet.“Nuk ka bazë legale juridike për një gjë të tillë. Unë kam respektuar vendimet, mirëpo ne kemi shumë funksione në shtetin e Kosovës që zgjidhen nga kuvendi pa qenë deputet dhe pa ju referuar çështjeve të kontestueshme që janë trajtuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit të vitit të kaluar”, ka thënë Kurti.Kujtojmë se Albin Kurtit me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ishte ndaluar kandidimi për deputet në këto zgjedhje sepse ishte i dënuar në tri vitet e fundit.Përkundër këtij vendimi Kurti kandidoi në zgjedhjet e 14 shkurtit.Vetëvendosje në këto zgjedhje mori mi 370 mijë vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *