REAGO E MBROJE VOTËN TËNDE!-Shkruan;Ymret Reshiti , analistë

0

Në mbrojtje të votës së mërgatës!

Çdo veprim apo vendim i KQZ-s që cenon votën e mërgatës duke e shpall të pavlefshme pa asnjë bazë juridike apo e ndikuar nga politika ditore e partive që e kanë kapur shtetin, konsiderohet keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe vepër penale.

Prandaj, i ftoj mërgimtarët që kanë votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, dhe të cilëve KQZ-ja , ia ka shpall të pavlefshme votat për arsye jo të bazuara, të fillojnë e të bëjnë KALLZIME PENALE ndaj Kryesisë dhe anëtarëve të KQZ-s për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe cenim të së drejtës së votës.

Mos humbni kohë të bëni ankesa në PZAP-n sepse edhe ky është institucion i kapur nga politika sikurse KQZ-ja.

Ftoj qeverin e re që sapo ta marr detyrën që të nisë hetimet penale ndaj vendimeve dhe veprimeve të KQZ-s dhe PZAP-s të cilat kanë cenuar të drejtën e votës së votuesve brenda dhe jashtë Kosovës duke i shpall të pavlefshme.

KUJDES:

E drejta e votës është e mbrojtur me nenin 45 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Mërgimtar mos heshtni por mbrone votën tuaj ,të drejtën tuaj të garantuar me kushtetut sepse vota juaj shpreh vullnetin tuaj të lirë se kujt ia besoni drejtimin e shtetit të Kosovës dhe vet juve si qytetar.

Y.R Rahovec. 21.02.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *