Vuçiq paralajmëron serbët: Na pret presion i madh nga SHBA për ta njohur Kosovën

0

Pas mbledhjes në Partinë Progresive Serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është drejtuar qytetarëve serbë me një paralajmërim.Vuçiq tha se “po përballemi me një periudhë të vështirë kur bëhet fjalë për negociatat me Kosovën”. Ai paralajmëroi presion të shtuar të SHBA-së dhe vendeve evropiane drejtuar Serbisë, që ajo ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.“Pritet presioni i SHBA-së dhe vendeve evropiane për ta njohur Kosovën. Padyshim, një periudhë e vështirë është para nesh”, tha Vuçiq.“Të gjitha presionet për përpjekjen për t’i dhënë fund kompetencave të autoriteteve në Republikën Srpska duhet të monitorohen” -shtoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *