Tolaj: Sigurimi i kufizuar i vaksinave anti-Covid s’do të ketë ndikim në ecurinë e pandemisë
Vaksinat kundër COVID-19. Për këtë, infektologu Ilir Tolaj ka thënë se Kosova është dashur të fillojë kontaktet më herët me prodhuesit e vaksinave.I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se sigurimi i kufizuar i vaksinave, rrjedhimisht sigurimi i vetëm dhjetëra mijërave vaksinave nuk mund të ketë ndikim në ecurinë e pandemisë.“Është ditur që COVAX është mekanizëm që i ka prioritet vendet më të varfëra se Kosova. Është bërë gabim sepse autoritetet qeveritare të Kosovës është dashur më herët të fillojnë kontaktet me prodhuesit e vaksinave në mënyrë që ta zënë rendin, ose të bëjnë kontakte me vende të fuqishme në mënyrë që të sigurojnë qindra mijëra vaksina. Sigurimi i vaksinave në numër të kufizuar nuk ka ndikim në ecurinë e pandemisë”, ka thënë ai.Tolaj është shprehur se i ka rekomanduar autoritetet që të mbajnë kontakte edhe me prodhues tjerë të cilët mëherët nuk i kanë pasur të licencuara vaksinat, në mënyrë që vendi të furnizohet mëherët, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.Ai ka thënë se sa shpejtë të sigurohen vaksinat, aq më i madh do të jetë impakti në ecurinë e pandemisë.