Xhevat Hasani sakrifikoi profesionin e tij për interesin kombëtar- Shkruan;Bedri Halimi

0

                          Xhevat Hasani. Njeriu që doktoroi në shkencat e mjekësisë. Që punonte në fakultetin e mjekësisë, dhe që i ishte përkushtuar çështjes kombëtare.

Për këtë personalitet do të shkruhen shumë libra, por në këtë rast do të flasim vetëm për angazhimin e tij në sferën e kulturës. Ka shkruar për arsimin shqip, e të cilin edhe Noel Malkomi e citon në librin e tij.

Xhevat Hasani shkroi edhe shkrime e tema për Opojën si: Fjalë të rralla në të folmen e Opojës; Besëtytni popullore në Opojë; Mbi mjekësinë popullore; Lirikë popullore, prozë popullore; Rreth drogës dhe rrezikut të saj, rreh lojërave të fatit dhe pasojave të tyre. Pastaj shkroi për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni; për Sanxhakun dhe çeshtjen e saj të pazgjidhur; për përsonalitete madhore të kombit si Naser Hani e Selman Lajqi, duke shkruar monografi për secilin. Pastaj shkroi për personalitete të ndryshme opojane si: Samidin Xhezairi, Sherif Zenuni, Naip Osmani, Garip Osmani, Fehmi Bojaxhiu, Bexhet Xheladini etj.

Xhevat Hasani ishte redaktor i librave për Opojën: Opoja – aspekti historik; Opoja -aspekti folklorik; Opoja – aspekti gjuhësor; Opoja – aspekti etnologjik; Dhuna serbe në Opojë 1912 – 1999 etj.

Nuk po flasim në këtë rast për profesionin e tij si doktor i fiziologjisë dhe shumë punime shkencore të tij në fushën e shkencave të mjekësisë. U specializua dhe u angazhua shumë në çështje të psikologjisë dhe neuropsikiatrisë, duke u ndihmuar shumë të traumatizuarve, Dr. Xhevat Hasani sakrifikoi profesionin e tij për interesin kombëtar. Ishte jo vetëm i përndjekur nga pushtuesi serb, por ishte edhe përsoni më i kërkuar nga UDB-ja gjatë viteve 90-ta. Për të gjitha këto duhet shkruar jo vetëm një libër, por disa libra të veçantë.

Natyrisht, se pritet nga Xhevati që botojë libra të tjerë. Urojmë të ketë jetë e shëndet. Për të tjerat koha do të flet./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *