Vuçiq tha se çdo vit ndahen 600 milionë euro për serbët në Kosovë, ngjallen dyshime në Serbi
Nënkryetarja e Partisë Popullore në Serbi dhe ish-kryetarja e Qendrës Koordinuese për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Sandra Rashkoviq – Iviq, dyshon se pretendimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se Serbia do të ndajë 600 milionë euro çdo vit për serbët në Kosovë, nuk është e vërtetë, transmeton Insajderi. Rashkoviq-Iviq thotë se kjo shifër është e madhe dhe se po të ishte kështu, serbët në Kosovë, sipas saj, do të kishin standardin më të lartë në Evropë.Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve ‘Beta’, Rashkoviq thotë se janë dy mundësi në gjithë këtë: ose Vuçiqi po gënjen për t’u treguar serbëve se sa barrë e madhe është Kosova për Serbinë, ose ato para shkojnë, siç ka thënë ajo “te tezet në Kanada”, e më pas kthehen në Serbi, raporton ‘Kossev’.Tash Serbia ndan shumë më pak para për serbët në Kosovë, pasi drejtësinë, policinë dhe qeverisjen lokale ua ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë”, ka thënë ajo.Vuçiq gjatë mbrëmjes të së shtunës u ka premtuar serbëve në Kosovë nga 100 euro për kokë çdo muaj.Në rast se prindërit janë të papunësuar, atëherë ata do të marrin nga 200 euro. Po ashtu, u ka premtuar investime në rrugë, spitale shkolla e kopshte