Ngritet aktakuzë ndaj tre personave për vrasjen e policit në Zhur të Prizrenit
Gjykata Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I. B., A. G. Dhe V. Ç., në rastin e shpërthimit në Zhur ku ka mbetur i vdekur një polic. Të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.Sipas aktakuzës, të pandehurit I. B. dhe A. G. akuzohen se në fillim të muajit janar 2020, në Prizren, janë furnizuar nga i pandehuri V. Ç. me mjet eksploziv të cilin e kanë fshehur në shtëpinë e të pandehurit I. B. dhe si rezultat i këtyre veprimeve kundërligjore të tyre, me datën 28.01.2020, gjatë bastisjes së kryer nga zyrtarët policorë në shtëpinë e të pandehurit I. B. zyrtarët policorë janë vënë në kontakt me lëndën shpërthyese e cila është aktivizuar dhe nga shpërthimi ka mbetur i vrarë një zyrtarë policor dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë.Të njëjtit akuzohen se në shtëpinë e të pandehurit I. B. kanë poseduar kundërligjshëm eksplozivin e llojit “TNT” në peshë prej 809.1 gram dhe një detonator mekanik në të cilin ishte i vendosur një fitil ndezës me gjatësi 63 cm.“I pandehuri tjetër V. Ç. akuzohet se ka importuar, prodhuar ose shitur armë apo materiale plasëse me të cilat kishte prodhuar eksplozivin për të akuzuarit tjerë dhe të njëjtin ua kishte shitur atyre për 400 Euro”, thuhet në njoftim.