22-vjeçarja e intubuar tek Infektivi sjell në jetë foshnjën

0

                                                 Një grua 22 vjeçe e infektuar me Covid në intubim iu nënshtrua pak minuta më parë një operacioni cezarian për të sjellë në jetë foshnjën e saj me ndihmën e mjekëve të Koço Gliozhenit. Gjendja e saj e rënduar ka bërë që mjekët të ndërhyjnë e të asistojnë lindjen e foshnjës, edhe pse është në muajin e tetë të shtatzënisë. Ndërsa nuk dihet gjendja e saj dhe e foshnjës.Tek Infektivi ka pasur raste kur nënat e reja kanë lindur dhe fëmijët e tyre gëzojnë shëndet të plotë. I tillë ishte rasti i 25 vjeçares i një javë më parë, ku ajo u shtrua në terapi intensive, por më pas gjendja e saj u përmirësua ndjeshëm.Megjithatë, pak ditë më parë një nënë e re po në moshën 22 vjeçe nga Korça, humbi jetën pasi solli në jetë fëmjën. Ai qëndroi për tre jave e intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *