Kurti me kritika ndaj Qeverisë Hoti për “emërimet politike”, thotë se ato vendime do të anulohen
Fituesi i Zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti, ka akuzuar Qeverinë Hoti, për shpenzimet e larta si dhe emërime nëpër pozita drejtuese – dhe ka kërkuar të ndalen ato.Madje, premtoi që në javën e parë në Qeveri “do t’i anulojë” ato vendime.Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se vetëm institucionet e dalura nga vullneti i zgjedhjeve të 14 shkurtit mund të sigurojnë avancim.“E ndjej të domosdoshme të rikthesoj që vetëm institucionet e reja që burojnë nga vullneti i zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë mandat të sigurojnë avancimin e institucioneve publike, përfshirë këtu edhe ndërmarrjet e rëndësisë së veçantë dhe rregullatorët apo agjencionit ekzekutive”, tha ai.Kurti, akuzoi Qeverinë se përkundër humbjes, po tentojnë të sabotojnë punën e “qeverisë në ardhje”.Vrapi pas intervistimeve, nominimeve, rekrutimeve dhe emërimeve nëpër ndërmarrje publike (si në menaxhment të tyre ashtu edhe nëpër borde), agjencione ekzekutive, rregullatorë, klinika, apo drejtori e departamente ministrish nuk po ka të ndalur”, shtoi Kurti.Kishte kritika edhe për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Hoti, specifikisht trajtoi çështjen e mos-ardhjes së vaksinave në Kosovë.Vaksinat si parandaluesi kryesor i shpërndarjes së pandemisë nuk janë siguruar ende, ndërsa nuk dihet koha e fillimit të vaksinimit as sot”, deklaroi Kurti