Me 13 mars, në ora 11:00, KQZ-ja i certifikon rezultatet e zgjedhjeve

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të shtunën për certikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lajmi  është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi.Ai ka thënë se nesër në ora 11:00, KQZ-ja do t’i certifikoj rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.“Ju njoftoj se të shtunën (13 mars 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është: Certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021”, ka thënë Elezi për Reporteri.net .Gjatë ditës së sotme, Gjykata Supreme ka vendosur të refuzoj ankesat e ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Nga pesëmbëdhjetë ankesat e pranuara nga kandidatët dhe subjektet politike kundër vendimeve të PZAP-së, lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme, kjo Gjykatë ka vendosur që të pesëmbëdhjetat t’i refuzojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *