Burri dyshohet se tentoi ta vrasë kosovaren në Zvicër, mjekët e kthejnë në jetë
Një grua shqiptare në Zvicër është rrahur rëndë nga burri i saj në Schafisheim të Kantonit Aargau. Sipas blick.ch, rasti ka ndodhur të premten pas mesnate. Policia ka marrë një raport lidhur me rastin e dhunës në familje dhe së bashku me shërbimin e ndihmës së shpejtë kanë shkruar në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur një grua 44 vjeçe në rrezik për jetë.Ndihma e parë ka reaguar duke e kthyer në jetë, ndërkaq viktima tani është në kujdes intensiv të mjekëve.Pas kësaj ngjarjeje, policia ka arrestuar burrin e saj si të dyshuar për dhunën.Sipas policisë, ushtruesi i dhunës, një 46 vjeçar me nënshtetësi zvicerane, për të cilin ende nuk dihet nëse ka qenë shqiptar apo jo, kishte tentuar ta vriste bashkëshorten.Policia ka filluar hetimet ndërsa prokurori publik ka hapur procedurën e hetimit penal,