Verëzat i festojnë të gjithë fshtrat në Opojë

0
Compose               Kapra është një vendbanim në komunën e Sharrit, Fshat është i vogël me afër 70 familje dhe gjendet në rajonin e Opojës në jug të Kosovës. Fshati është karakteristik se ka ruajtur traditën e trashëgimisë. Por,  ajo që brengos banorët e këtushëm është rruga e pandalur e  kurbetit. Nga këto 70 shtëpi sa ka fshati 30 prej tyre tashmë janë nën dry. Numri i nxënësve është mbi 20 nxënës. Kurse numri i banorëve  rezidentë dhe atyre jashtë  është rreth 420 banorë, tregon për “Kosova sot”,Msc. Hasim Kryeziu i Gjeografisë.” Vendbanim që shtrihet në trevën e Opojës 16 km në verilindje të Sharrit. Pranë tij kalon lumi, vendbanim kodrinore-malor i tipit te grumbulluar. Ka ruajtur traditat, zakonet dhe doket. Lagjet e vendbanimit janë ;Flugaj, Gëerneshi, Gralina, Selimalari dhe Misinalari. Ndërmjet këtij fshati dhe fshatit Bellobrad gjendet vendbanimi i vjetër i quajtur Gostil. Ka shkollën fillore 1-5 klasa me afër 20 nxënes. mbi 420 banorë sipas regjistrimit te popullsisë mbi 30 përqind e popullsisë jetojnë jashtë vendit apo rreth 30 shtëpi të mbyllura. Pjesa dërmuese e popullsisë janë të shkolluar mjekë,ingjinjer,mësues etj. Ka sistemin e kanalizimit, ujësjellësit dhe të gjitha rrugët janë të asfaltuara apo të kubëzuara. Me një ekonomi jo të zhvilluar kryesisht merren me blegtori dhe gurbet. Karakteristike e këtij vendbanimi është se rinia dhe popullsia janë shumë të bashkuar dhe komunikativ mes veti. Si plaku më i vjetër është Xhemajl Kryeziu mbi 83 vjeç. Fshati,kishte edhe pjestarë të UÇK në Kosovë dhe Maqedoni. Sipërfaqia e Kapres është 3.19 km 2, Derisa sa i përket emërtimit të këtij fshtai ai për gazetë tregon “Thuhet së është krijuar nga dy vëllezër  të cilët nuk dijnë se nga kanë ardhur. Fshati ndryshe  quhet edhe Blaqini Ri, Emrin  e ka marrë ngase flitet se ushtria e atëhershme paska organizuar gara në vrapim dhe kërcim. Tash kur paska kërcy njëri nga banorët e paska zënë vendin e parë dhe i paska largu shumë në tre hapësh kërcim. Pastaj paskan filluar të thojnë si kaproll ka kërcy dhe kaproll, kaproj e pastaj Kapre. Kështu është një histori  për emërtimine këtij fshati. Toponimet a janë shqipe  tregon mrs Hasim Kryeziu. Si mikro toponime janë ;Koligjoni,Fushëza, Ostrika, Udha e Devexhive, Purrijat, Lisi i Shëngjergjit, Lugu i Gurrës etj.Në kohën e mbretërisë jugosllave nga ky vendbanimet janë shpërngulur rreth 8 familje Kryeziu të cilët janë vendosur në Turqi,dhe një familje gjatë Luftës së Dytë  botërore  është shpërngulur në Durrës.” tregon z Kryeziu.             Plaku i këtij fshati Xhemajl Kryeziu, duke  folur për  gazetë tregon se Opoja e veçanrisht Kapre i  ruan me një fanatizëm  festat, Ai  në mesin e  këtyre festave  përmend edhe  verzat që në këtë fshat  shënohen më shumë përkushtim , Ai tregon se ” Festa e Verzës është festuar që nga lashtësia, por, edhe pse në një masë të madhe ka filluar të reduktohet kremtimi i ritit, në shumicën e fshatrave tradita vazhdon. Si e kremte zgjatë dy ditë (nata dhe dita e festës). Në lashtësi banorët besonin se largimi i stinës së dimrit bëhej me ngjizjen që bënin hyjnitë e maleve dhe që sjellin pranverën. Dhe kjo ditë është simbolika e pranverore. Në fshatin Kapre të Opojës,riti i Verzës, fillon në majën e Kodrës . Kjo mbase ka të bëj me kultet e lashtësisë së popullit shqiptar. Kodrat e larta dhe malet, në kohët e lashta ishin maja të nderimit pagan. Dielli adhurohej si burim jetese, burim shëndeti, burim pjellorie dhe i objekt dobiprurës. Dita e Verës (Dita e Verzës) është një festë që ngjallë ndjenja gëzimi e kënaqësie në çdo familje dhe që shton frymëzimin jetësor se tashmë stina e ftohtë e dimrit ka përfunduar, dhe po fillon pranvera. Për këtë Ditë të Verës bëhen dhe disa rituale pagane. Ka dhe disa elemente të ngjashme me festën e Pashkëve, si psh: vezët e ngjyrosura, lagësja e tyre me ujë mali, apo dhe luletherret që vendoseshin në dyer të shtëpisë, etj. Vezët e ngjyrosura janë simbolika e festës. Në të kaluarën në Natën e Verzës vajzat në grup dhe me def vallëzonin dhe këndonin:”tregon xha Xhemajli. Në të kaluarën ishte zakon që për këtë ditë të “shkundej” shtëpia, pra të pastroheshin oxhaqet, gjë që simbolizon se dimri tashmë ka përfunduar.Mirëpo ai tregon se  Verëzat  i festojnë të gjithë fshtrat në Opojë dhe sicili të thash i festojnë  gadi njësoëj, ngase fesat e dikurshme janë bartur si një dëshmi  e së ardhmes. Pastj ai tregon se Sipas tij, që në kohën kur njeriu primitiv nuk ishte në gjendje t’i shpjegonte fenomenet dhe dukuritë natyrore, shumë prej këtyre fenomeneve për të mos thënë të gjithave, si ujit, zjarrit, qiellit, erës, drurit ua veshi cilësitë e njerëzve, duke i shoqëruar edhe me elemente magjike dhe që të gjitha këto veprime bëheshin përmes një varg ceremonive, të cilat lidheshin me jetën e përditshme dhe zhvillimin ekonomik të kohës. Ceremonitë e tilla në të kaluarën zhvilloheshin kryesisht në kohën e përtëritjes së fuqisë së diellit, që do të thotë nga fundi i dhjetorit e deri në mars. Ceremonitë festive lidheshin me këtë periudhë, sepse ishte kjo koha kur po bëheshin parapërgatitjet për mbjellje, fillonin përgatitjet e kthimit të bagëtive nga dimërimet. Mirëpo, në anën tjetër këto ceremoni me kalimin e kohës dhe me zhvillimin e shoqërisë njerë- zore e humbën kuptimin e tyre fillestar dhe përfunduan në disa zakone të mbështjella me petkun fetar. Pavarësisht ndikimeve fetare, në masë të madhe shumë elemente pagane me karakter bujqësor e blegtorale u ruajtën shekuj me radhë. Elementi i zjarrit është element pagan, që më vonë u përvetësua . Pastaj në familje përgatitej specialiteti i Flisë. Dhe kur shkonin në gjumë, djemtë dhe vajzat e futnin nga një copë fli nën jastëk, për ta zbuluar se “kah e kanë fatin e jetës” (me kë do të martohen). e kështu me radhë.Atje  dimrat janë të  gjatë e verat e shkurtëra por, është me shumë begati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *