Izraeli shpreh gatishmërinë të ndihmojë Kosovën me vaksina

0

                      Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj  do të zhvillojë sot një takim virtual me Ministrin e  Shëndetësisë së Izraelit,  Yuli Edelstein  ku do të diskutojnë për mundësinë që Izraeli ta ndihmojë Kosovën, për sigurimin e vaksinave anti-Covid19, shkruan Reporteri.net. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPDJ), Izraeli ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojë Kosovën për sigurimin e tyre. Takimi do të zhvillohet sot në orën 16:00. Kujtojmë se, Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit më 1 shkurt 2021. Kosova është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem .Shteti ynë është ndër shtetet e pakta në botë që nuk ka siguruar ende vaksina anti-Covid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *