Me pietet u përkujtua Beteja e Kabashit

0

Sot, me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Betejës së Kabashit, dhe për shkak të rrethanave të krijuar për faktin e pandemisë , ky përvjetor filloi me homazhe tek lapidari në Korishë e më vonë me homazhe vazhdoi në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Në Landovicë morën pjesë familjet e dëshmorëve , shoqata e dala nga lufta dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, me stafin e tij drejtor të ekzekutivit dhe të tjerë, kurse ishin edhe dega e PDK, AAK dhe subjekte tjera politike për të nderuar njëra nga betejat e lavdishme të luftës për liri. Kryetari Haskuka tha se sot jemi në këtë përvjetor për ët nderuar tre dëshmorët e rënë në këtë bartje dhe sot me rastin e 22 vjetorit të luftës ne nderojmë të rëntë për këtë liri që sot e kemi bazament të kësaj lirie.

 Lulëzim Kabashi ish komandant i kësaj brigade , ka folur për lavdin e kësaj beteje dhe tha se me këtë rast kemi humbur tre bashkëluftëtare të cilët tashmë janë heronjtë e Kosovës, Kjo betejë ishte njëra nga betejat e lavdishme dhe atëbotë ishte saktë e mërkure si edhe sot , por në luftuam që kjo liri të jetë edhe me gjakun tonë të çmuar të dëshmorëve .

 Isa Berisha sekretar i OVL në merë të shoqatave ta dala nga lufta pohoi se kjo është njëra nga betejat e lavdishme që me e përkujtojmë dhe kushti ne përkujtojmë vete lavdinë e luftës për liri.  Familjet e dëshmorëve sot ndihen krenar që patën prindër e baballarë që për liri sakrifikuan jetën e tyre.,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *