Prizreni miraton huamarrjen nga BERZH-i,opozita me shumë reagime

0

                    Kuvendi i Komunës së Prizrenit të enjten në seancën e jashtëzakonshme ka miratuar vendimin për dhënien e autorizimit për huamarrje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e efiçiencës së energjisë në 100 ndërtesa në pronësi komunale.Zyrtarët e Ekzekutivit kanë sqaruar se pos kredisë prej 5 milionë eurove, përfshihet edhe granti prej 1 milionë eurove për jetësimin e këtij projekti. Pas debatit të zhvilluar, vendimmarrja për këtë projekt është mundësuar nga një pjesë e kuvendarëve të opozitës, që bashkë me kuvendarët e koalicionit kanë qëndruar në seancë. Kësisoj nga 23 kuvendarët, 19 kanë votuar për dhe 3 kanë abstenuar.Kuvendaret e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e mbajtur në muajin shkurt me shumicë votash nuk e patën miratuar propozim-vendimin për huamarrje nga BERZH-i. Kuvendarët e opozitës, që përbëjnë shumicën, patën theksuar se Ekzekutivi lokal nuk po mund ta realizojë buxhetin e votuar dhe se me këtë kredi Komuna futet në borxh. Pas mosmiratimit të vendimit pat reaguar kryetari Haskuka, duke akuzuar edhe disa këshilltarë nga radhët e LVV-së për koordinim me partitë opozitare për sabotimin e projekteve të Ekzekutivit..

Opozita me reagime

Reagon Jeton Bytyçi nga PDK-ja duke shkruar ‘’Qytetarët e Komunës së Prizrenit, të dëshpëruar nga kjo qeverisje e papërgjegjshme!

Pushtetit aktual të udhëhequr nga VV, në krye me “Kryetarin” e Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka, i propozoj që: si pushtetarë të “gjithëdishëm” që po tregohen, të vazhdojnë me këtë formë, që qyteti ynë në përgjithësi, të “ndriçohet” nga makinat në lëvizje, sepse është “forma” më e mirë e kursimit të energjisë, me efikasitet 100%.

Sa hipokrit Kryetari i Komunës: në njërën anë për çdo vit nga keqqeverisja e tij i shkojnë me miliona euro suficit, e në anën tjetër kërkon kredi nga institucionet ndërkombëtare, siç ishte rasti konkret për kërkesë të kredisë nga BERZH-i, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Kryetari i Nismës në Prizren Zafir Berisha ka reaguar menjëherë pasi që Kuvendi i Prizrenit miratoi propozimin për huamarrje nga BERZH-i.Ai ka akuzuar pushtetin për korrupsion.Ky është postimi i plotë:Sot në mbledhjen e Kuvendit të Prizreni, qeveria e korruptuar e LVV, në fund të mandatit e futi në fajde Prizrenin me ndihmën e “patericës” së saj LDK dhe disa argatëve të PDK!Interesi personal i një pjese të opozitës në Prizren po i mundëson hajdutëve të klanit të Mytës dhe LVV që me projekte afatgjata të planifikojnë “zhvatjen” e parasë publike edhe pasi të mos janë në pushtet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *