60 profesionistë shëndetësorë nga Kosova do të vaksinohen në Kukës
60 profesionistë shëndetësorë nga Kosova kanë shprehur gatishmërinë për t’u vaksinuar vullnetarisht kundër Coronavirusit në Kukës, përcjell Insajderi. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se lista është hartuar nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.“Ministri Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre”, thuhet në njoftim për medie të MSH-së. Tutje, në njoftim thuhet se ndërkohë, do të pranohen edhe vullnetarë të tjerë të cilët shprehin interesim për vaksinim brenda numrit të ofruar të dozave për profesionistët nga Kosova. Kosova është shteti i vetëm në Evropë që ende nuk ka filluar procesin e vaksinimit. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ditë më parë ka thënë se vaksinat do vijnë gjatë muajit mars