Rreth 250 punëtorë shëndetësorë sot kanë udhëtuar në Kukës ku janë vaksinuar me vaksinën Astra Zeneca, donacion nga Qeveria e Shqipërisë.

0

Në mesin e tyre janë edhe një numër i punëtorëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, shkruan Gazeta Shneta.Ish-drejtori i SHSKUK-së Curr Gjocaj vaksinohet me Astra Zeneca në KukësArdita Baraku, ish-kryeinspektore e Inspektoratit Shëndetësor, tani specialiste e shëndetit publik në IKSHPK, ka postuar një fotografi së bashku me disa kolegë të saj pas vaksinimit.“Ne u vaksinuam në Kukës. Shëndet!”, ka shkruar Baraku në postimin e saj.Edhe laboranti Sead Zeka ka shkruar për marrjen e vaksinës në Kukës. “Ndodhi sot, u vaksinova me Astra Zeneca , flm Shqipërisë”, ka shkruar Zeka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *