Deputetja e VV-së e akuzuar për korrupsion, shkon në Kuvend dhe mungon në seancën gjyqësore
Për shkak se e akuzuara Jetmire Vrezeni është duke marrë pjesë në seancën konstituive të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet seanca e paraparë për të hënën, për rastin ku e njëjta, së bashku me të akuzuarit Islam Thaqi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Lidhur me mungesën të akuzuarës Vrenezi, gjykatësja Kimete Kicaj tha se mbrojtësi i të akuzuarës, avokati Ardian Morina përmes parashtresës ka kërkuar që seanca e sotme të mos mbahet, me arsyetimin se e mbrojtura e tij ka fituar mandatin e deputetes dhe e njëjta me 22 mars 2021, në ora 10:00, do të marr pjesë në seancën e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në këto rrethana, gjykatësja Kicaj e ka shtyrë seancën për nesër, 23 mars 2021, në ora 10:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.Prezent në sallë të gjykimit ishte prokurori Mehdi Sefa, ndërsa munguan edhe të akuzuarit tjerë dhe mbrojtësit e tyre, për të cilët gjykatësja Kicaj tha se ishin njoftuar paraprakisht se seanca nuk do të mbahej.Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqit, Jetmire Vrenezit, Egzonë Morina-Thaqit, Arian Tarakut dhe Isë Bislimajt, për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.Në aktakuzë, thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi në cilësin e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi inspektore të ndërtimtaris, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj zyrtarë në drejtorin e Inspektoratit si dhe Shqipëron Krasniqi përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, në cilësin e përsonave zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtarë i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SHPK në Prizren. Sipas aktakuzës, të akuzuarit realizojnë rrënimin e aneks objektit të “Abi Çarshija”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorzuar aplikacionin për legalizim, të njëjtit veprojnë në kundërshtim me ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me Udhëzimin administrativ nr.06/19, me Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative si dhe vendimet e Ministris së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor nr. A-213/18 dhe A-179/19 me të cilat janë anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtaris në Prizren.Sipas Prokurorisë këto vendime obligojnë organet Komunale në Prizren të veprojnë konform Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje si dhe udhëzimeve administrative në fuqi, andaj sipas aktakuzës, të akuzuarit duke mos i përfillur vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi me ç’rast gjatë rrënimit të aneksit të “Abi Çarshija”, “Abi” SHPK, në Prizren i shkaktojnë dëm në shumën prej 69,729.66 euro.Me këto veprime, të gjithë të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragraf 2-1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.Marrë nga ‘’Reporteri’’