Lista e Vjosa Osmanit humb dy mandate të deputetëve
Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit ka mbetur me pesë deputetë në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes, pasi Donika Gërvalla dhe Faton Peci janë bërë ministra në qeverinë e re. 12 deputetët që u bënë ministra do të zëvendësohen nga deputetët e tjerë të cilët do të jenë të gjithë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.Nëse Vjosa Osmani arrin të bëhet presidente, atëherë lista e saj në Kuvend do të mbetet me katër deputetë pasi ajo do të zëvendësohet nga një deputete grua e Vetëvendosjes. Ndërkaq, Eugen Cakolli nga KDI ka zbuluar emrat e deputetëve të rinj që do të fitojnë mandat në Kuvend duke zëvendësuar anëtarët e kabinetit Qeveritar.Cakolli në Facebook ka shkruar se me votimin e djeshëm të Qeverisë ‘Kurti 2’, janë plot 12 anëtarë të kabinetit ekzekutiv që tashmë kanë humbur mandatin e deputetit.Kandidatët për deputetë që do të zëvendësojnë tashmë ministrat e Qeverisë ‘Kurti 2’ janë:
Donika Gërvalla-Schwarz – Shqipe Isufi
Arben Vitia – Enver Haliti
Hekuran Murati – Mirsad Shkreta
Faton Peci – Gramos Agusholli
Liburn Aliu – Alban Bajrami
Arbërije Nagavci – Yllza Hoti
Hajrulla Çeko – Jahja Kokaj
Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi
Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi
Fikrim Damka – Enis Kervan
Elbert Krasniqi – Fridon Lala
Emilija Redžepi – Samra Ilijazi