Kosova me president të ri, seanca pritet të mbahet para 10 prillit

0

Një ditë më parë kryeministri Albin Kurti është deklaruar rreth çështjes së presidentit, ndërsa kandidatja për këtë pozitë, Vjosa Osmani lidhur me këtë është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet sapo të bëhet zëvendësimi i deputetëve që tashmë janë bërë ministra, e ky proces tashmë është kryer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe me mbetet vetëm betimi i tyre në Kuvend, në seancën e radhës.“Posa të bëhet zëvendësimi i deputetëve që janë bërë ministra, do të mund të thërrasim një seancë të radhës, në të cilën padyshim sigurt atë që e votoj populli me 300 mijë vota do të mund ta legjitimojmë edhe me votat e nevojshme në Kuvend”, ka thënë Kurti.Edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, është deklaruar rreth çështjes së presidentit.Ai një ditë më parë një opinion të tij ka folur për rolin e opozitës në formimin e qeverisë.Kosnett ka thënë se gjatë bisedës që ka pasur me disa politikanë të partive politike, është befasuar me mendimin e tyre rreth opozitarizmit.“Si shumë njerëz që jetojnë në Kosovë, rishtazi e kam kaluar kohën duke diskutuar për rolin e opozitës në formimin e qeverisë dhe më gjerësisht në qeverisjen e përditshme. Gjatë bisedave kam mbetur i habitur që shumë njerëz në publik – si dhe disa politikanë – duket se e kanë të paqartë rolin e opozitës së përgjegjshme në sistemin parlamentar të Kosovës”, tha ai.Ambasadori tha se tani partitë opozitare përballen me një vendim të rëndësishëm – a të marrin pjesë në procesin e votimit për presidentin e ri apo të përpiqen të prishin procesin dhe ta çojnë Kosovën sërish në zgjedhje.Ambasadori Kosnett tha se SHBA-ja nuk është duke kërkuar që opozita të votojë ndonjë individë të caktuar për president.“Më lejoni të jem i qartë. Qeveria ime nuk po kërkon, as publikisht e as privatisht, që ndonjë deputet të votojë për ndonjë individ të caktuar për president. Ditët e shënimit të emrave në zarf kanë marrë fund.  Çka po kërkojmë është që procesi të ecë përpara për të shmangur kthimin në zgjedhje të reja të kushtueshme dhe muaj të tërë të mosfunksionimit gjatë kohës së pandemisë dhe krizës ekonomike”, theksoi ambasadori.Lidhur me pozitën e presidentit, kandidatja Vjosa Osmani të mërkurën takoi kryetarin e LDK-së, ish-bashkëpartiakun, Lumir Abdixhiku.Kreu i LDK-së, Abidxhiku ka thënë se takimi me Osmanin ka qenë pozitiv. “Kemi diskutuar për çështjen e presidentit, takimi ishte i frytshëm, takimi ka qenë pozitiv, dhe është zhvilluar në atmosferë të mirë mes njerëzve që kanë bashkëpunuar një kohë të gjatë. Kemi diskutuar për platformën që pretendentja për presidente, Vjosa Osmani dëshiron ta ndërtojë në rolin e saj, kemi diskutuar rreth kësaj. Nuk kemi vërejtje rreth kësaj. Po ashtu kemi diskutuar për qëndrimin e saj karshi subjekteve politike”, tha ai.Abdixhiku tha se me Osmanin do të takohen sërish, kurse vendimin final se a do ta mbështesin për presidente, tha se do ta marrin pas konsultimeve të brendshme në LDK.Edhe kandidatja për presidente, Osmani ka thënë se gjithçka ishte në frymën pozitive dhe pret mbështetje prej ish-kolegëve.Ajo ka njoftuar se do të takohet sërish me Abdixhikun.Osmani në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se kanë diskutuar në këtë takim në detaje për platformën e saj presidenciale, ndërkaq u shpreh se pret që LDK-ja ta njoftojë për qëndrimin përfundimtar gjatë ditëve në vijim“Përgjithësisht ishte një takim shumë i mirë. Kisha mundësi që në detaje të flas për platformën time presidenciale, për fushat të cilat janë brenda funksionit të kreut të shtetit dhe mënyrën se si do t’i qasem opozitës në të ardhmen, sa i përket bashkëpunimit në këto fusha, kryesisht në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, por edhe çështje të tjera që është e domosdoshme që të shtyhen përpara”, theksoi Osmani.“Ishte një bashkëbisedim shumë kolegial me njerëz me të cilët kam bashkëpunuar në këto 20 vitet e fundit, natyrisht ishte gjithçka në frymën pozitive. Pasi e prezantova këtë platformë presidenciale kreu i LDK-së, Abdixhiku dhe nënkryetari i LDK-së kërkuan të rikthehen në organet e partisë së tyre dhe të diskutojnë më në detaje, dhe pastaj do të takohemi edhe njëherë në ditët në vijim shumë shpejt, sepse afatet po rrjedhin, dhe të më njoftojnë për qëndrimin e tyre përfundimtar”, tha tutje.Osmani po ashtu u shpreh e gatshme që të takohet me secilën parti dhe secilin deputet për të diskutuar për platformën e saj presidenciale.LDK-ja ka kërkuar që ta mbajmë këtë takim, por natyrisht unë jam e gatshme që të takohem me të gjitha partitë dhe ta diskutoj në detaje platformën presidenciale por edhe me deputetë individual nëse ka interesim”, tha ajo.Sa i përket datës për mbajtjes së seancës, Osmani u shpreh se po presin që formalisht të zëvendësohen deputetët.Ndryshe, javë më parë Glauk Konjufca nga Vetëvendosje në një intervistë për Telegrafin pati thënë se Qeveria Kurti 2 do të formohet deri më datë 25 mars, e sipas tij do t’i merrte më së paku 64 vota.Kurse për zgjedhjen e Presidentit të vendit ai u shpreh se do të ndodhë menjëherë pas formimit të Qeverisë, saktësisht sipas tij deri më datë 10 prill

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *