Ky është vendimi i parë i Qeverisë Kurti
Qeveria Kurti 2 ka miratuar vendimin e parë që prej se mori detyrën të martën.
Në mbledhjen e dytë të qeverisë, pas asaj ceremoniale të mbajtur të martën, ekzekutivi i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka miratuar rregulloren e plotësuar dhe të ndryshuar të Kodit të Mirësjelljes së Këshilltarëve Politikë dhe Nëpunësve të tjerë.“Nga hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje, përmes plotësimit dhe ndryshimit të kësaj rregulloreje, qeveria nxjerr më pas kodin e mirësjelljes për këshilltarët politikë dhe nëpunësit e punësuar nëpër kabinetet ministrore”, ka propozuar Kurti. Propozimi i Kurtit për shfuqizimin e rregullores së vjetër dhe votimin e rregullores së re të punës, është miratuar nga të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar. Miratimi i kësaj rregulloreje ka qenë pikë e parë e rendit të ditës së mbledhjes së dytë të Qeverisë Kurti 2, ndërkaq pikë e dytë e rendit të ditës kanë qenë vendimet “e ndryshme”.