Pranvera shqiptare e viti 1981 sot përkujtohet në Prizrenin historik

0

Sot, me rastin e shënimit të 40 vjetorit të Demonstratave të vitit 1981. Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta dhe Shoqatën e të Burgosurve Politik, në shtëpinë e Kulturës ‘’Xhemajli Berisha’’organizoi Akademi për Pranverën Shqiptare të vitit ‘81. E ky me këtë rast kujtimet e tyre i evokuan edhe dosa nga organizatorët e tyre protestave që ishin dy kolosët e njohur të pranverës shqiptare të vitit 1981 Hidajet Hyseni dhe Meriman Braha. Ata me këtë rast njoftuan dhe evokuan kujtimet e tyre që rinia e asaj kohe ngriti zërin dhe nuk duroi dot shkeljet që i binin nga Serbia. Përderisa nga Këshilli organizativ Nuhi Dakaj, me këtë rast ka evokuar edhe njëherë të gjitha ngjarjet dhe po kështu ka fol për protestat e Prizrenit.  Nexhmije Demiri edhe njëherë evokoi kujtimet e saja dhe formën se si ata i patën filluar organizimet dhe celulat e para se si takoheshin tek parku i qytetit e nga aty pastaj marshuan drejtë sheshit të Prizrenit duke protestuar pa asnjë frikë. Përderisa për protestat e asaj kohe ka evokuar kujtime edhe pjesëmarrësi i protestave të vitit 1981 profesor Muharrem Elezkurtaj.

      Protesta e vitit 1981 ishin protesta më të rëndësishme shqiptare të cilat edhe ia dridhen themelet e ish Jugosllavisë , Prandaj, roli dhe rëndësia e këtyre demonstratave në historinë kombëtare mbet një nga aktet më të mëdha patriotike për nismën e rrugës drejt pavarësisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *