Çaste me poeten:Mimoza Deliaj Cerani
SONTE
——————–
Sonte mbretëron qetësia në dhomën time të errët ,
por jo edhe në zemrën time të pastër.
Eci rrugës së kujtimit, e ndieja se kisha hyrë në një labirint.
Kthehesha prapë atje, prej nga isha nisur,
Të lutem O Zot ma kthe atë kujtim për babain ,
atë kujtim që nuk e perjetova aq gjatë.
Tani je në botën tjetër nuk ngroh më diell,
sonte zëmrës i jep dhembje ,
vetëm hijën mund të lësh si varg që lind
nga simfonia e emrit tënd !
Nata e sotme po kalon, e pas saj edhe një…
Ditët zbardhin por për mua ekziston vetëm
nata që pas saj fshihet hija jote.
28.|||.2021