Sali Berisha kërkon të ndalohet vaksina kineze në Shqipëri pasi u raportua për dy vdekje
Nisja e procesit masiv të vaksinimit në Shqipëri ka tërbuar aq shumë opozitën aq sa po dalin me kërkesa të çuditshme, duke e cilësuar si të rrezikshme vaksinën kineze dhe madje kërkojnë hetime dhe ndalim të saj për t’u injektuar te personat e moshës mbi 60 vjeç. Reagimi më i çuditshëm dhe i më pabesueshëm erdhi nga ish-kryeministri Sali Berisha që mban edhe nofkën “qytetari dixhital”, për shkak të denoncimeve që bën e ku lëshon akuza pa teklif në Facebook. Kësaj here Berisha arriti kulmin me fantazinë, duke udhëtuar në rrugë imagjinare deri në Kinë e zbuluar vendimin se qeveria kineze nuk ka autorizuar vaksinën Sinovac për personat mbi 60 vjeç.Në një postim të tij, Berisha synon të japë alarmin te shqiptarët, që po vaksinohen në mënyrë masive me vaksinën kineze. “Stop vaksinës kineze të mbi 60-vjeçarët! Shtohet ditët e fundit ndjeshëm numri i të vdekurve pas vaksinimit me vaksinën kineze, e cila është e ndaluar të aplikohet mbi moshat 60 vjeç. Edvini fsheh njoftimin e autoriteteve kineze sipas te cilit ndalohet përdorimi i vaksinës në personat mbi 60 vjeç. Fshihet gjithashtu me qëllim data e skadencës të tre vaksinave në përdorim”, shkruan Berisha në postimin e tij.Madje ai avancon akoma më tej duke u shprehur se “autoritetet kineze kanë njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare se ndalohet të përdoret vaksina Sinovac në personat me moshë 60 vjeç e sipër. Por Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia fshehin në mënyrë kriminale njoftimin zyrtar të autoriteteve kineze dhe vazhdojnë të injektojnë këtë vaksine mijëra raste të moshës 60 vjeç e sipër gjë që është shoqëruar këto dite me shtim te vdekjeve pas vaksinës në këta persona”.Kjo është pavërteta pasi Kina nuk e ka ndaluar vaksinën e saj Sinovac për personat në moshë madhore. Madje tani ato ka nisur vaksinimin e persona mbi 60 vjeç, pasi prioritare kanë pasur personat në moshë të re që punojnë në rrezik të lartë. Këtë e vërteton edhe artikulli i shkrimit të South China Morning Post.“Ndryshe nga vendet e tjera, programi i vaksinimit të Kinës së pari ka synuar njerëzit në punë me rrezik të lartë, por tani po kalon në moshën mbi 60 vjeç. Këtë muaj, disa qytete, duke përfshirë Pekinin dhe Shangait, zyrtarisht hapën regjistrimin për të rriturit mbi 60 vjeç dhe me shëndet të mirë fizik, ndërsa vendi rriti me shpejtësi programin e tij të vaksinimit. Kina synon të ketë 40 për qind të popullsisë së saj të vaksinuar deri në Qershor dhe po zgjerohet nga grupi i saj me përparësi i njerëzve në të ashtuquajturat punë me rrezik të lartë në një ritëm të shpejtë”, thuhet në këtë artikull.