Vdes 50-vjeçari në Gjakovë, dyshohet se u rrëzua nga ballkoni
Një 50 vjeçar nga fshati Libovec i Gjakovës është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë pa shenja jete.Sipas policisë, viktima është dërguar në spital nga vëllai i vet. Ndërkohë, patrulla iu ka përgjigjur rastit.“Sipas mjekut viktima ka arritur në spital pa shenja jete dhe ka një lëndim në kokë. Dëshmitarët – familjarët e viktimës kanë deklaruar se të njëjtin e kanë gjetur të shtrirë në oborr poshtë ballkonit të katit të parë nga dhoma e fjetjes (në lartësi rreth 3 metra). Në vendngjarje kanë dalur patrullat policore”.“Sipas familjarëve nuk ka pasur telashe me askënd dhe nuk kanë dyshime në dikë. Është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të tij rreth orës 11:20 trupi i pajetë është tërhequr nga mjekësia ligjore për t’u dërguar në obduksion. Viktima e moshës 1971 nga fshati Lipovec”, thuhet në njoftim.