PDK vlerësoi që duhet të jetë pjesë e negociatave duke ruajtur kontiunitetin e kursit të vet politik
Prof. Mustafë Kadriaj,ekonomist lidhur me ate se a do të hyjë në qevrisje PDK pohon “Parimisht vlersëoi që për dallim nga Lëvizja Vetëndosje që nuk pranon asgjë duke kontestuar cdo të arritur që nga paslufta në vend në këtë rast vlerësoj që PDK ka një kurs tjetër politik të veprimit që nga Rambuje duke qenë pjesë e grupit të unitetit në cdo moment që është dashur pa marrë parasysh se a ka qenë në pozitë apo opozitë.
Me këtë dua të theksoi që për pozicionin e tanishëm si parti opozitare që është PDK vlerësoi që duhet të jetë pjesë e negociatave duke ruajtur kontiunitetin e kursit të vet politik që të kontribuoi si parti opozitare në bisedimet Kosovë Serbi.
Ndërsa se a ka gjasa që të jetë pjesë e qevrisë Hoti .Partia Demokratike në Kosovë gjërat ndryshojnë brenda nate, por kjo do ishte autogol për PDK nëse do hynte në qeveri për faktin që para qytetarëve do vlerësohej si parti e skenarit për rrëzimin e qeverisë Kurti. Pra si përfundim vlerëosoj që duhet të jetë pjesë e grupit për bisedime Kosovë –Serbi. Por jo si pjesë e qeverisë për faktin që të dëshmoi para elektoratit si parti serioze që nuk është medomos pushteti, por interesi i qytetarëve dhe njëherit që pa marrë parsysh pozitën e sajë të japë kontributin e sajë në interes të vendit.
Ndërsa për AKR-ne dhe liderin e saj, koha e dëshmoi që përkunder pritjeve nga qytetarët është parti e kusurit politik dhe nëse do i ofrohej ndonjë pozitë për liderin e saj Behxhet Pacolli mund të bëhet pjeseë e qeveriseë Hoti. Duke mos përfillur kodin moral politik dhe njëherit besimin e qytetarëve dhe njëherit duke mos përfillur as kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të AKR-së./qendrapress,com