PRESIDENTI HASHIM THAÇI URON SHËRIM PËR MUSTAFËN
Presidenti i Kosovës ka uruar shërim të shpejtë për kreun e LDK-së, Isa Mustafa, pasi ky i fundit ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, njofton Insajderi.
Presidenti Thaçi është ndër figurat e shumta të skenës politike që sot ka shprehu solidarizim me kreun e LDK-së, Isa Mustafës.
Postimi i tij i plotë:
“Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish kryeministrit Isa Mustafa i uroj shërim të shpejtë me rastin e daljes pozitiv me virusin Covid-19. Besoj që nën kujdesin personal dhe mjekësor z. Isa Mustafa
do ta tejkalojë me lehtësi këtë sfidë. HTH”