Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, mbi 30 mijë qytetarë hynë për vikend në Morinë
Rritja e temperaturave dhe fillimi i gushtit ka sjellë një rritje të numrit të kosovarëve që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri.Edhe mëngjesin e së dielës mijëra makina dhe dhjetëra autobusë kaluan nga Morina për në bregdetin shqiptar.Mbi 30 mijë shtetas të Kosovës kanë hyrë sot në Shqipëri.A2news raporton se kjo ka sjellë bllokimin e segmentit Morinë-Kukës të Rrugës së Kombit.