Kandidatët e zyrtarizuar deri më tash nga PDK, LDK e AAK për kryetar komunash

0

Më 17 tetor, qytetarët e Kosovës do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm në komunat e tyre.

Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, partitë politike tashmë kanë nisur përgatitjet për këto zgjedhje, dhe kanë nisur me zyrtarizmin e kandidatëve për kryetar të komunave.Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tashmë kanë bërë zyrtare disa nga kandidatët për kryetar të komunave, si dhe kanë filluar me përgatitjet për këto zgjedhje.I vetmi subjekt që deri tash nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidat për kryetar të komunave, mbetet Lëvizja Vetëvendosje. Ditë më parë nga kjo parti kanë deklaruar për Telegrafin se në qendrat e LVV-së nëpër komuna janë duke u mbajtur proceset e zgjedhjes së kandidatëve për kryetarë. Nga kjo parti deri tash janë përfolur disa emra si kandidatë për kryetar, por ende nuk është zyrtarizuar asgjë.Për dallim nga LVV, partia më e madhe opozitare PDK deri tash ka zyrtarizuar dhjetë kandidat, ku prej tyre katër janë rikandiduar sërish.Partia e dytë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, deri më tani ka zyrtarizuar 19 kandidatë në mesin e tyre dy femra. Nga këta kandidatë, gjashtë prej tyre aktualisht janë kryetar komunash dhe të njëjtit janë rikandiduar sërish.Zyrtarizmin e kandidatëve në disa komuna e ka bërë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Nga kjo parti deri më tash janë bërë zyrtare kandidaturat e 15 kandidatëve.Nga këta kandidatë gjashtë prej tyre kanë rikandiduar sërish duke kërkuar besimin e qytetarëve për të udhëhequr edhe për një mandat me komunat që aktualisht drejtojnë.Telegrafi më poshtë ua sjellë kandidatët e zyrtarizuar deri më tash nga PDK, LDK dhe AAK si dhe kandidatët e përfolur nga LVV-ja:

Kandidatët e zyrtarizuar të PDK-së:

Uran Ismaili- Prishtinë

Bedri Hamza- Mitrovicë

Astrit Ademaj- Pejë

Besim Ilazi – Kaçanik

Naim Ismajli- Shtime

Ramiz Lladrovci- Drenas

Agim Aliu- Ferizaj

Shaqir Totaj- Prizren

Rrahim Tërnava- Fushë Kosovë

Sami Lushtaku- Skenderaj

Kandidatët e zyrtarizuar të LDK-së:

Përparim Rama- Prishtinë

Sibel Halimi- Ferizaj

Lutfi Haziri- Gjilan

Gazmend Muhaxheri- Pejë

Anton Quni- Prizren

Ekrem Hyseni- Podujevë

Ilir Ferati- Istog

Hyrie Dobrunaj- Deçan

Burim Karsniqi- Rahovec

Besim Hoti- Klinë

Bajrush Hoti- Malishevë

Bexhet Xheladini- Dragash

Jeton Biqkaj- Kamenicë

Ruzhdi Shehu- Junik

Ardian Shala- Suharekë

Imri Ahmeti- Lipjan

Burim Berisha- Fushë Kosovë

Sokol Haliti- Viti

Xhafer Tahiri- Vushtrri

Kandidatët e zyrtarizuar të AAK-së:

Daut Haradinaj- Prishtinë

Rrustem Berisha- Pejë

Ardian Gjini- Gjakovë

Besnik Tahiri- Podujevë

Bekë Berisha- Istog

Bashkim Ramosaj- Deçan

Agron Kuçi- Junik

Ali Krasniqi- Obiliq

Bali Muharremaj- Suharekë

Faton Jakupi- Kamenicë

Mensut Ademi- Vushtrri

Smajl Latifi- Rahovec

Zenun Elezaj- Klinë

Nazmi Gagica- Gjilan

Arben Halili- Ferizaj

Kandidatët e përfolur nga LVV-ja:

Arben Vitia e Liburn Aliu- Prishtinë

Mytaher Haskuka, Drita Millaku e Irfan Daullxhiu- Prizren

Gamend Agusholli e Gëzim Mekuli- Pejë

Agim Bahtiri, Fatmir Hasani, Armend Muja e Faton Peci- Mitrovicë

Alban Hyseni, Arbëreshkë Kryeziu-Hyseni e Nehat Osmani- Gjilan

Valon Ramadani- Ferizaj

Mimoza Kusari-Lila- Gjakovë

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor, ndërkohë subjektet politike kanë 30 ditë kohë për të bërë fushatë zgjedhore. Sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjektet politike mund të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje nga data 17 qershor deri më 16 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *