Vazhdohen shtesat për pensionistët e familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit

0

                                           Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vazhdojë mbështetjen me shtesa për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit, me masën që është në fuqi qe disa muaj.Ministri i Financave, Hekuran Murati, në prezantimin e kësaj pike ka thënë se do të vazhdojë të vlejë pagesa shtesë prej 30 për qind mbi shumën mujore për përfituesit e skemës sociale dhe se do të vazhdojë shtesa për pensionistët që kanë marrë pension në vlera dyshifrore të mos marrin më pak se 100 euro në muaj.“Këtë e bëjmë me synim të krijimit të një shoqërie të barabartë. E konsiderojmë të veçantë ashtu që të paguhen shtesat për periudhën deri në fund të vitit 2021”, ka thënë Murati.Qeveria po ashtu ka miratuar ndarjen e pesë milionë eurove për subvencionimin për polisën kufitare për mërgimtarët, për sivjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *