Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 27 pacientë me Covid
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 272 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.“196 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 194 me oksigjeno-terapi dhe 9 në gjendje të rënduar shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.Ndërkaq në QKUK, 113 pacientë janë të shtrirë, 76 prej tyre Covid-19 pozitivë, 96 me oksigjeno-terapi.
– Klinika Infektive, 72 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
– Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 159 pacientë, 120 prej tyre Covid-19 pozitivë, 98 me oksigjeno-terapi.– Spitali i Prizrenit, 27 pacientë.Derisa drejtor Dr Afrim Avdaj, pohon së ky spital tashmë është i përgatitur ashtu siç do te jetë nevoja,. Më herët në këtë spital numri i të infektuarve që trajtoheshin ishte mbi 200, pastaj shënoi rënie dhe ka pasur raste ku ska pasur asnjë të infektuar, kurse tani ka rifilluar rritja e të insektareve