16 të vdekur brenda ditës nga Covid në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 2.098 raste të reja me virusin Covid-19.

Brenda 24-orëve janë shënuar 16 raste të vdekjes.

Njoftimi I plotë:

27 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës. Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400. Në total numri i rasteve aktive është 25.407.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *