Çaste poetike të së shtunës me poeten; Miranda Troci Derti…
BALADĒ E SHEKULLIT !!! ((GJAKMARRJA))
——————————————————-
Ndër shekuj..ndër mote.. jemi vëllezër deri nē përjetësi..
Në mjegulla sysh verbuar..mes vetit të ftohur nga koha..
Balada gjaku .trashëguar që në lashtësi..
Përçarje si fara në arë .shpërndarë në kokrra..
Lahuta malësie. ndër tinguj trishtueshëm vajtojnë..
Ndër kullat e bedena..nuse me vello të zeza nusërojnë..
Në oxhaqe e bajraqe burrat çepenekēsh ngurosur…
Në frikën e gjakësit .brenda kështjellave murosur…
Këngët e vajtojcave ..zë i ligsht trishtimi..
Ndër mindila lotësh..rrjedh vaji i pasosur…
Burra plisash të mes ..vllaznish të gjakosur..
Ndër hijen e urrejtjes..n.grykë hollash kanosur….
Në mes vargjeve Migjenit.Naimit.Dritëroit..
Penë hollëve që fort mirë i kishin përjetuar…
“:Ndalni o vëllezër “” gjakun dini ku shtini e kenë qëlloni
Mbillni mjaltë bletësh këtu ku jetoni…
Prijatarë misionarë thirrje për ju gjithë të tanë…
Mençuria Anton Çeta..Mark Krasniqi.
Zekerija Cana trimat atdhetarë..
Në kandarë fjalë mençur..në kokë plisa tē bardhë..
Të shuajmë mjegullat e gjakut .në fërgjiat e kullave mos ketë më armë….
Në këngët e rapsodëve .mos këndohet ma vrau vëlla me vëlla…
Gjumi i fëmijëve trishtueshëm nga koha..
“Nē dokumente tē pajtimit..e sofër e bukë dorën shtrënguar besën e Skënderit jemi shqiptare…
Zgjohuni nga koha e verbuar..
.Fale gjakun në pëlhurën e pajtimit të ngujuar…..