Pyetje publike shokut Albin Kurti! –Shkruan;Gjeneral Hisen Berisha

0

Krejt javën e kaluar shtetasit e Republikës së Kosovës janë traumatizuar nga rastet e të prekurve nga Covid19, vdekjet si dhe raportet e policisë së Kosovës për gjobat ndaj shtetasve të përkatësisë kombëtare shqiptare për mosmbajtjen e maskave. Pse shoku Kryeministër, qeveria Juaj, nuk e shtritë sovranitetin qeverisës në veri të Republikës së Kosovës e të dënoni edhe atje qytetarët që nuk respektojnë urdhërin e qeverisë për mbajtjen e maskave në ambiente publike?! A është kushtetuese urdhëresa qeveritare që dënon vetëm shtetasit e përkatësisë kombëtare shqiptare? E radhës, dje në Cetinje, në një ceremoni zyrtare, u kërkua kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë! Qeverija edhe ti shoku Albin, jeni strukur në thellësinë e mashtrimit tuaj. A s’ju ka mbetur aq trimëri sa të largoheni në drejtim të pa ditur dhe ta çlironi Republikën e sakrificës kombëtare shqiptare të Kosovës, nga tradhëtija, mashtrimi dhe plaçka përmes arsyes për mbrojtje nga covid19?/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *