Kryetarja e Gjykatës Speciale vjen sot në Kosovë
Kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova, të martën më datë 7 shtator do ta vizitojë Kosovën. Po ashtu bashkë me të do të vijë edhe administratorja Fidelma Donlon. Trendafilova dhe Donlon, do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.Kështu bëhet e ditur nga një komunikatë e lëshuar ditë më parë nga Specialja. “Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të Kryetares dhe të Administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale COVID-19, Kryetarja dhe Administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Prishtinë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”.E para e Speciales pritet ta vizitojë edhe Mitrovicën e Veriut