Vdes kandidati për kryetar të Komunës së Pejës
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetar të Komunës së Pejës, njoftoi sot se ka vdekur Pajazit Podrimçaku, kandidat i Partisë Balliste për këtë komunë.Berisha me këtë rast ngushëlloi familjarët e Podrimçakut.“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të z. Pajazit Podrimçaku kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës nga Partia Balliste. Shpreh ngushëllimet e mia për familjen, miqtë dhe bashkëpuntorët e tij”, shkroi Berisha në facebook.Kurse, sipas një njoftimi në rrjetet sociale, thuhet Podrimçaku ishte 73 vjeç.“Pajziti ishte veprimtarë i çështjes kombëtare prej mbi 50 vite duke punuar e vepruar në Bruksel të Belgjikës, po ashtu ishte Kryetarë i Partisë Balliste dhe kandidat për deputet i kësaj legjislature të Kuvendit. Kryetarë njeri i palodhshëm dhe i pandalshëm vdekja të rrëmbeu herët në fazat e para të punës tonë të përbashkët të mori tinzisht por jemi krenarë që vepruam me një vizionarë të pashoq dhe të papërsëritshëm të qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire. Ngushllime vajzave Belgës, Drenës, Odës dhe bashkëshortes Malsore dhe gjithë familjes së ngushtë e të gjërë Podrimçaku dhe të gjithë atyre që e deshtën zoti e mëshiroftë me xhenet. Varrimi i Pajazitit bëhet sot në ora 19 në vendlindjen e tij në varrezat e Novosellës së Pejës, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së”, thuhet në njoftim.