Edona Krasniqi;Uroj që të triumfojmë mbi bazën e sinqeritetit, dashamirësisë dhe drejtësisë
Edona Krasniqi e lindur në Landovicë, e martuar dhe jeton në Prizren. Ajo është juriste e diplomuar në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe ka një përvojë profesionale tre vjeçare si juriste. Përvojën fillestare e ka përfituar në Gjykatën Themelore në Prizren dhe më pas në Avokaturën private në cilësinë e bashkëpunëtores Profesionale. Kandidon për herë të parë në zgjedhje lokale për t’i përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Komunës së Prizrenit.
Të dashur qytetarë të Prizrenit, të dashur familjar, miq dhe kolegë, kam kënaqësinë të ju njoftoj se jam kandidatja për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e 17 Tetorit në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Rinia si pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, mosha e mesme dhe e shtyre kanë nevojë për njerëz të ri e dinjitoz, për adresimin e brengave dhe halleve të secilit në Kuvendin Komunal, pa asnjë përtesë.
Andaj, qytetar të dashur, kërkoj përkrahjen tuaj, këshillat dhe sugjerimet në këtë rrugëtim të ri.
Uroj që të triumfojmë mbi bazën e sinqeritetit, dashamirësisë dhe drejtësisë, siç kemi triumfuar edhe herëve të tjerë.
Na priftë e mbara!
E juaja, Edona Krasniqi nr.36