19 të vdekur dhe 703 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit

0

19 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me coronavirus, teksa janë konfirmuar dhe 703 raste të reja pozitive. Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 2 mijë e 255 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2.Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej 975 mijë e 279 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa në 24 orët e fundit janë vaksinuar 19 mijë e 458 qytetarë.Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 20 mijë e 652.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

09 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës. Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë .Nga 10.851 testime, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930. Në total numri i rasteve aktive është 20.652.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *