Dje ishte raportuar si person i zhdukur, gjendet i vdekur 36-vjeçari në Pejë.

0

Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Sferkë të Thatë në komunën e Pejës. Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se gjatë së hënës, viktima ishte raportuar si person i zhdukur nga të afërmit e tij.“Dje është raportuar në orët e pasditës, për një person të zhdukur nga të afërmit e tij. Sot nga familjarët përmes telefonit policia është njoftuar rreth orës 13:00 për lokacionin e vendodhjes të tij i cili është gjetur nga familjaret në Sferkë të Thatë.”, tha Gashi për Reporterin.Ai po ashtu bëri të ditur se mosha e viktimës është rreth 36-vjeçar, shkruan Reporteri.net .Gashi tha se në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe rasti po cilësohet si ‘Hetim i vdekjes’. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *